“21 Janari, akt terrorist i Berishës”/ Brozi: Pa urdhrin e tij, askush nuk guxonte të qëllonte

AKTUALITET


Ish kryetari i Gjykatës së Kasacionit, Zef Brozi thotë se ish kryeministri Sali Berisha nuk ka ndryshuar sjelljen e tij prej 32 vitesh dhe nuk i respekton intitucionet e drejtësisë, duke iu referuar shkuarjes së tij në SPAK dhe fyerjen që bëri ndaj prokurorëve.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Brozi u shpreh se 21 janari është një akt terrorist, me organizator Sali Berishën.

Sipas Brozit, SPAK duhet të hetojë sa më parë këtë çështje. Brozi shtoi se Lulzim Basha, i cili ka qenë ministër i brendshëm në atë periudhë, duhet të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë.

“Berisha që sulmoi SPAK me fjalët më të egra, tregoi që ka qenë Berisha i pandreqshëm në këto 32 vite. E kam njohur në vitet e vështira ’94-95 dhe nuk ka ndryshuar për mirë. Berisha anti-shtet, shkatërrimtar i drejtësisë, denigrues dhe kërcënues ndaj prokurorëve të cilët nuk i binden atij. Berisha nuk njeh shtet, ligj, institucione. Nuk i ka njohur atëherë, vetëm nëse i bindesh, je mirë me Berishën. Nëse zbaton ligjin, bëhesh armik i Berishës. Është i njëjtë mentalitet berishian, kundër shtetit të së drejtës, që e ka sjellë edhe drejtësinë që të ketë frikë. Por faleminderit SPAK, SHBA, mazhorancën dhe ndërkombëtarët që po e inkurajojnë SPAK, drejtësinë.

Patjetër që dosja duhet t’i kalojë sa më parë SPAK-ut. SPAK ka të drejtën dhe kompetencën për të hetuar 21 janarin. Subjektet që duhet të hetohen janë zyrtarë të lartë. I bëj thirrje që nesër të bëjë çështjen penake, çfarë pret SPAK-u? Kush i urdhrëroi? Vetë Saliu ka pohuar për vrasjen që bëriu, është zotuar që mund të bënte edhe më shumë. Saliu është kryesori në atë veprim terrorist të 21 janarit.

Pa urdhrin e Saliut, askush nuk do të guxonte të qëllonte me armë. Motivi i vrasjes së protestuesve, është sepse ai politikisht u frikësua se po i rrezikohej pushteti i tij. Motivet janë politike, donte të kërcënonte opozitën dhe të gjithë shqiptarët. I bëj thirrje Bashës të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë, ka një mundësi për të ndihmuar SPAK dhe të gjithë shqiptarët, për të ditur rolin e Sali Berishës. Megjithëse ne e dimë se Berisha është organizatori i vërtetë i 21 janarit”, theksoi ai./abcnews.al



Skip to toolbar