Sulm kibernetik, Policia dhe Posta Shqiptare: Kujdes! Janë mashtrues!

AKTUALITET


Ditët e fundit të gjithë përdoruesit e pajisjeve Apple, kryesisht ato celulare iPhone po përballen me një fluks mesazhesh të pazakonta.

Ata po i joshin qytetarët për fitime të lehta të realizuara online.

Disa prej mesazheve qarkullojnë në emrin e Postës Shqiptare.

Policia e Shtetit, por edhe Posta Shqiptare ka paralajmëruar qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe të mos klikojnë asnjë link që u vjen në celular.

Policia e Shtetit i ka bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar, pasi dyshohet për një rrezik real të një sulmi kibernetik.

Autorët që dërgojnë këto mesazhe, për të fituar besueshmëri, përdorin emërtimet e institucioneve të ndryshme shqiptare, siç është rasti i fundit i konstatuar, nga një adresë joreale e Postës Shqiptare thuhet në komunikatën e Policisë së Shtetit.

Specialistja e IT pranë filialit të Postës në Shkodër,  Amina Berberi në një intervistë për RTSH sqaron opinionin publik se mesazhet,  nuk janë zyrtare të Postës Shqiptare dhe se çdo informacion mund ta gjeni në faqen postashqiptare.al.



Skip to toolbar