“21 janari”/ Strasburgu: Shteti ka përgjegjësi për vrasjen e Aleks Nikës. Fajtori të dënohet

AKTUALITET


Gjykata e Stasburgut ka dhënë ka dhënë vendimin për Aleks Nikën. Bëhet me dije se lidhur me këtë ngjarje ka dy shkelje në këtë çështje: Vrasja dhe më pas moszbardhja e vrasjes!

Në vendimin e Gjykatës së Strasburgut theksohet se shteti ka përgjejgësi për Vrasjen e Aleks Nikës, ndërsa shton se fajtori duhet të dënohet.

Gjykata vlerëson se ligji i kohës dhe plani i masave nuk garantonin jetën e protestuesve, duke ngarkuar kështu me përgjegjësi shtetin për vrasjen e Aleks Nikës. Më tej, në vendimin prej 48 faqesh theksohet se hetimi duhet të bëhet dhe të dënohet fajtori kushdo qoftë ai.

Familjarët e Aleks Nikës, i cili humbi jetën në një spital në Turqi pasi u plagos me armë zjarri gjatë protestës së 21-janarit, iu drejtuan gjykatës së Strasburgut pasi akuzojnë Policinë e Shtetit dhe Prokurorinë se po bëjnë shumë pak për hetimin e dosjes hetimore.

Në ankesën e tyre drejtuar gjykatës në Strasburg, familjarët e Nikës akuzojnë ish kryeministrin Sali Berisha, si dhe ministrin e brendshëm të kohës dhe kreun aktual të opozitës Luzlim Basha, për pengim të hetimeve, zhdukje të provave dhe mosekzekutim të vendimeve. Aleks Nika ishte një nga katër viktimat e protestës së dhunshme të 21 janarit 2011, kur mbështetësit e Partisë Socialiste, në atë kohë në opozitë, u përplasën me Policinë dhe Gardën e Republikës përpara selisë së Kryeministrisë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Protesta ishte thirrur nga Partia Socialiste pas publikimit të një video, ku ish Ministri i Jashtëm dhe ish-kryetar i parlamentit asokohe Ilir Meta, dukej sikur po diskutonte një aferë korruptive me ish Ministrin e Ekonomisë Dritan Prifti.  Si pasojë e të shtënave me armë zjarri nga ana e Gardës së Republikës, më 21 janar 2011 përveç Aleks Nikës, u vranë dhe Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj, si dhe u plagosën disa protestues të tjerë



Skip to toolbar