Juristja e njohur Brizida Gjikondi, e ftuar në “Real Story” komentoi zhvillimet në Bashkinë e Tiranës, ku Këshilli Bashkiak pritet të mblidhet të martën për shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryebashkiakut.
Ajo theksoi se Veliaj nuk mund të paraqitet në mbledhje për t’u dëgjuar siç dhe ka kërkuar, sepse ligji për të paraburgosurit ia ndalon një gjë të tillë.
“PD po luan politikisht. Avokati i Veliajt mund të paraqitet në Këshillin Bashkiak, por nga ai moment çdo koment është politik. Ai është i paraburgosur dhe nuk i lejohet të komunikojë publikisht,” deklaroi ajo
Juristja theksoi gjithashtu se SPAK ka shtuar veprat penale ndaj Veliajt, duke argumentuar se ai ka ndërhyrë personalisht në shkelje dhe ka treguar sjellje që përbëjnë rrezik për provat.
“Është person që i bën pis veprat penale, ka futur dorë. Nuk mund të lirohet, pasi pamë që edhe policit të furgonit i mori telefonin” shtoi Gjikondi
