25 vjet nga masakra e Reçakut, krimi kundër njerëzimit që tronditi botën

AKTUALITET


Dita e sotme (15 janar) shënon 25 vite nga masakra e Reçakut. Në fshatin Reçak, rreth 30 kilometra larg Prishtinës, forcat serbe vranë 45 civilë shqiptarë, më 15 janar të vitit 1999. Numri më i madh i viktimave u gjet në Kodrën e Bebushit, ndërsa të vrarë kishte edhe në pjesë të tjera të fshatit.

Skenat e tmerrshme të vitit 1999, u bënë jehonë në mediat ndërkombëtare, çka ndikoi në mobilizimin e opinionit publik. Kësisoj, falë publikimit të kësaj masakre dhe ndërhyrjes së qendrave vendimmarrëse në marrëdhëniet ndërkombëtare, gjenocidi i Serbisë mori fund njëherë e përgjithmonë.

Për këtë fund të krimeve të renda nga Serbia për vrasjen 45 shqiptarëve të pafajshëm, në këtë fshat, Kuvendi i Kosovës shpalli 15 janarin si Ditë të Përkujtimit të Gjenocidit ndaj Shqiptarëve në Kosovë.Prandaj sot, në Ditën e Përkujtimit të Gjenocidit ndaj Shqiptarëve në Kosovë, përkujtohen civilët e vrarë 25 vjet më parë në fshatin Reçak.



Skip to toolbar