25-vjetori i Kushtetutës, Begaj: Drejtësia të afrohet para qytetarëve me eficencë

AKTUALITET


Presidenti Bajram Begaj në fjalën e tij në seancën solemne me rastin e 25-vjetorit të Kushtetutës në Kuvendin e Shqipërisë, deklaroi se synim mbetet afrimi i drejtësisë me eficencë, barazi para ligjit e transparencë, te qytetarët shqiptarë.

Begaj theksoi se sistemi i drejtësisë po përballet me një sfidë të madhe dhe kjo sipas tij, për shkak të numri të madh që gjykatat kanë në shqyrtim.


Presidenti u shpreh më tej se “rishikimi i Kushtetutës për shkak të zhvillimeve e realiteteve të reja duhet vlerësuar me kujdes, maturi, e ekspertizë, duke mbajtur në vëmendje të ardhmen evropianë, parimet themelore e shtyllat kryesore të saj”.

“Sistemi i drejtësisë po përballet me një sfidë të madhe, për shkak të numrit të madh që gjykatat kanë në shqyrtim.

Duhet të mendojmë zgjidhje sa më të shpejta dhe efektive. Synimi ynë është që drejtësia të afrohet para qytetarëve me eficencë, barazi para ligjit, transparencë.

Dita për të vlerësuar dhe rolin e Gjykatës Kushtetuese. Roli i saj në këto vite ka ndihmuar në disa drejtime”, tha ai.




Skip to toolbar