27 grabitje në Spanjë, arrestohet banda me 4 shqiptarë

AKTUALITET


Policia spanjolle ka arrestuar bandën me 4 shqiptarë që ishin kthyer në makthin e pronarëve të vilave, pasi akuzohen për të paktën 27 grabitje në rajonin e Barcelonës e zonat përreth saj.

Katër burrat e arrestuar i përkasin moshës midis 32 dhe 34 vjeç. Hetimi i policisë filloi në 25 tetor, pasi disa fqinjë alarmuan shërbimin e urgjencës 112 pasi panë një individ me një qëndrim të çuditshëm në parkun e një ndërtese.

Një agjent, i cili ishte jashtë shërbimit, gjithashtu zbuloi praninë e subjektit dhe u afrua për ta identifikuar. Në atë kohë, burri shtyu policin dhe u përpoq të ikte, ndërsa një patrullë arriti në vendngjarje dhe e çoi të arrestuarin në komisariat.

Pas këtij incidenti, policët zbuluan se burri në fjalë shoqëronte dy persona të tjerë që kishin hyrë në dy katet e ndërtesës duke ngjitur ballkonet dhe duke thyer dyert e jashtme. Nga këto dy shtëpi, dy hajdutët morën xhevahire, para dhe sende të ndryshme të çmuara.

Vjedhësit ishin pjesë e një grupi kriminal, të përbërë nga gjashtë persona, specialistë në grabitjen e shtëpive, të cilat vepronin në një mënyrë metodike dhe kësaj bande i atribuohen 27 shtëpi të grabitura me forcë në zona të ndryshme si në Terrassa, Sant Esteve Sesrovires, Cerdanyola del Vallès, etj.

Njëri luante rolin e shoferit, ndërsa tjetri, i veshur me rroba të zeza u fsheh në pjesën e pasme të makinës, në mënyrë që të mos zbulohej nga kamerat e sigurisë rrugore. Pas kryerjes së grabitjes, ata u kthyen në shtëpinë e tyre, në Katalonje.

Divizioni i Hetimit Penal ndërmori një operacion që mundësoi arrestimin e tre anëtarëve të tjerë të grupit, ndërsa dy të tjerët ishin larguar nga Spanja disa ditë më parë.

Katër të arrestuarit janë sjellë para drejtësisë dhe janë në paraburgim të përkohshëm.



Skip to toolbar