Inxhinieri fizikant Ermand Mertenika thotë se Inteligjenca Artificiale mund të kthehet në boomerang. I ftuar në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, ai tha se Inteligjenca Artificiale nuk mund të dalë jashtë kontrollit, por mund të keqpërdoret nga njeriu dhe për këtë mori edhe disa shembuj.
“Sistemet robotike funksionojnë me anë të gjuhës së robotikës. Mund të na kthehet në boomerang për shkak të keqpërdorimit të saj. Më shumë është në sektorin e IT për krimin kibernetik dhe sektorin militar ushtarak, që janë krijuar sisteme robotike si dronët apo tanket robotikë. Inteligjenca natyrale që mund ta keqpërdorim AI rrjetet sociale. Kemi të rinj që ngarkojnë video të ndryshme në rrjete.
Kemi video edukative dhe të tjera për dhunë dhe bullizëm. Kjo është mënyrë që mund të keqpërdoret. Në rastin e shëndetësisë, kam një situatë konkrete me një pacient, gjatë të cilës, për një kohë të caktuar, kjo masë kishte progres të ulët zhvillimi dhe pacienti shikonte në google. Kur shkoi te mjeku real, problematika ishte madhore, i hyri këtij kalvari të gjatë diagnostik. Kishte mbi shpinë kosto shëndetësore dhe monetare. Ky është keqpërdorimi i AI në google, në sektorin shëndetësor.
Zhvillimi i AI në IT, kemi të bëjmë me elemente kriminale që tentojnë të thyejnë “muret e zjarrta” që mbrojnë administratat. Ky është rreziku që mund të keqpërdoret nga ne por jo të dalë vetë jashtë kontrollit”, u shpreh inxhinieri./abcnews.al