3 grupe pune për Reformën Zgjedhore. Gati propozimet

AKTUALITET


Në zbatim të angazhimit të maxhorancës për përmbylljen e reformës zgjedhore brenda muajit dhjetor të këtij viti, kuvendi ka ngritur 3 grupe pune për realizimin sa më parë të kësaj reforme.

Një grup pune do të merret me të gjitha propozimet që vijnë për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Në përbërje të këtij grupi do të jetë Damian Gjiknuri dhe Bashkim Fino nga PS dhe Myslim Murrizi dhe Nimet Musaj, nga opozita parlamentare. Për çështjet që kanë të bëjnë me financimin e partive politike në zgjedhje, grupi punës përbëhet nga Blerina Gjylameti dhe Klotilda Ferhati nga PS dhe Arben Elezi dhe Ralf GJoni nga opozita parlamentare. Grupi i tretë i cili do diskutojë mbi një ndër prioritetet e mazhorancës, atë të garantimit të votës së emigrantëve, do përbëhet nga Alket Hyseni dhe Adnor Shameti nga PS dhe Korab Lita e Adriatik Alimadhi nga opozita parlamentare.

Në mbledhjen e së enjtes do prezantohet paketa e parë që adreson rekomandimet e ODIHR-it për fushatën zgjedhore, kuotat gjinore, financimin e fushatës, regjistrimin e subjekteve dhe abuzimin e administrës.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar më herët se miratimi i reformës zgjedhore do kalojë në dy faza. Në të parën do miratohet brenda muajit dhjetor të këtij viti, ndryshimet ligjore që vijnë në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it. Ndërsa në fazën e dytë do të diskutohen çështje që kanë më tepër peshë politike, si vota e emigratëve, mundësia për rishikimin e sistemit zgjedhor dhe aplikimi i teknologjisë në zgjedhje.

Në komisionin hetimor parlamentar për reformën zgjedhore vazhdon të mbetet bosh një karrige për përfaqësuesit e PD-së. Por kjo e fundit ka kërkuar që reforma të mos bëhet në parlament, por të bëhet nga një strukturë ekstra parlamentare e përbërë nga përfaqësues ndërkombëtarë, kërkesë kjo, që është refuzuar nga Rama./realstory.al



Skip to toolbar