Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Ditën e Pavarësisë. Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj shkruan:
“Gëzuar 4 Korrikun – Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, si dhe 100-vjetorin e marrëdhënieve tona diplomatike”.
Me rastin e festimit të 100-vjetorit të marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, Tirana ka mikpritur aktivitete të shumta festive.