4 muaj luftë/ Putin humbet kolonelin e 57-të gjatë luftimeve të ashpra në Ukrainë

BOTA


Presidenti rus Vladimir Putin ka humbur një tjetër oficer ushtarak të lartë gjatë luftimeve të ashpra në Ukrainë.

Nënkolonel Pavel Kislyakov, 40 vjeç u përcoll në banesën e fundit me nderime të plota ushtarake në vendlindjen e tij në rajonin e Moskës.

Ai ishte komandant i një njësie prestigjioze të parashutistëve rusë dhe është koloneli i 57-të i vrarë në luftë që kur Putin urdhëroi trupat e tij të nisnin pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

4 muaj luftë/ Putin humbet kolonelin e 57-të gjatë luftimeve të ashpra në Ukrainë

Mediat nuk kanë publikuar detaje rreth operacionit ku ai mbeti i vrarë, por sipas Daily Mail vdekja e tij nxjerr në pah një tjetër humbje të thellë të oficerëve të lartë rusë.



Skip to toolbar