“Pushtuesi i huaj”/ Si e shpjegon Koreja e Veriut ardhjen e koronavirusit në vend

BOTA


“Erdhi nga jashtë”, “pushtues i huaj”, kështu shpjegohet përhapja e koronavirusit në Korenë e Veriut. Mediat shtetërore në Phenian raportojnë se virusi erdhi në vend për shkak se qytetarët prekin “gjëra të huaja” pranë kufirit me Korenë e Jugut.

Qytetarëve iu kërkua që të jenë në vëzhgim për objektet që mund të kenë ardhur përtej kufirit nga Jugu. Për vite me radhë aktivistët në jug kanë fluturuar me balona përtej kufirit për të shpërndarë fletëpalosje dhe ndihma humanitare.


Seuli thotë se nuk ka “asnjë shans” që koronavirusi të mund të kishte kaluar kufirin në atë mënyrë. Sipas mediave shtetërore të Koresë së Veriut, një hetim zyrtar ka identifikuar dy persona që u infektuan me koronavirus në fillim të shpërthimit pasi ranë në kontakt me objekte të paidentifikuara pranë kufirit me Korenë e Jugut.

Një ushtar 18-vjeçar dhe një fëmijë 5-vjeçar rezultuan pozitivë për virusin në fillim të prillit pasi gjetën sendet në një kodër, thanë ata.

Kushdo që vëren një objekt të çuditshëm udhëzohet ta raportojë atë menjëherë në mënyrë që të mund të hiqet shpejt nga një ekip i reagimit emergjent . Ndërsa raporti nuk përmendi drejtpërdrejt Korenë e Jugut, Ministria e Unifikimit të Seulit mohoi me forcë shpjegimin e Veriut se si mund të kishte hyrë koronavirusi në vend.




Skip to toolbar