Katër persona janë arrestuar nga policia australiane ndërsa janë kapur me një shifër rekord, 400 kg drogë të fshehura në shishet e salcës pikante. Vlera e drogës e bllokuar nga policia po të hidhej në treg do të kushtonte 300 milionë dollarë. Shishet e salcës djegëse ‘sriracha’ po transportoheshin nga SHBA për në Sydney.
Policia australiane ka arrestuar 4 persona të cilët transportonin 400 kg metamorfinë të fshehura në këto shishe. Policia është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet amerikane në përpjekje për të gjetur origjinën e dërgesës.
Gazeta “Sydney Morning Herald”, citoi fjalët e një oficeri, i cili tha se droga e futur në shishet e salcës pikante ‘sriracha’, ishte një proces “i sofistikuar” i cili kërkon njohuri kimike nga dërguesit dhe nga marrësit.
Policia gjithashtu tha se gjithsej ishin 768 shishe të cilat po dërgoheshin drejt një “laboratori klandestin” në Sidnej.
Sipas policisë australiane katër burrat e arrestuar janë anëtarët kryesorë të një rrjeti krimesh dhe se të tjerë persona po gjurmohen të cilët kanë lidhje me trafikun e drogës.