Mat, dhunohen rojet e HEC-ve dhe iu djegin makineritë

AKTUALITET


Dy roje, të cilët ruanin makineritë e firmës që do ndërtojnë hidrocentralet në zonën e Kaçinarit në Mat, janë dhunuar gjatë mbrëmjes së mërkurë, ndërsa u është vënë flaka dhe 4 makinerive. Dy të plagosurit kanë marrë fraktura të shumta në trup, por ndodhen jashtë rreziku për jetën.

Policia tha se fillimisht është ushtruar dhunë ndaj dy rojeve të kantierit e më pas u është vënë flaka me benzinë mjeteve të rënda, ndërsa nuk ka ende të kallëzuar për ngjarjen.


Situata në Kaçinar është e tensionuar pasi banorët protestojnë për të mos lejuar ndërtimin e HEC-ve duke bllokuar punimet e firmës ndërtuese. Hetimet e policisë janë përqendruar në pistën e përplasjeve të banorëve me ndërtuesit e HEC-ve për identifikimin e autorëve të sulmit.

Banorët e Kaçinarit protestojnë kundër ndërtimit të HEC-ve në këtë zonë dhe thonë se mendimi i tyre nuk është marrë në konsideratë. Sipas tyre ndërtimi i hidrocentraleve do ndikonte negativisht në zhvillimin e tyre, pasi pjesa më e madhe mbahet me bujqësi.




Skip to toolbar