Biznesmeni Sulejman Shahini është vënë në prangat e policisë në Elbasan, pasi akuzohet në emër të firmës së ndërtimit u premtonte pronarëve të bizneseve apo qytetarwve ndërtimin pa leje të objekteve ose shtesave kundrejt një pagese nga 3000 deri në 5000 euro.
44-vjeçari Shahini është arrestua nga seksioni i krimeve në policinë e Elbasanit.
Raportohet se prej 6 muajsh policia e kishte nën hetim dhe zbuloi se ky shtetas në emër të firmës së ndërtimit që kishte prej vitesh ne Elbasan u premtonte pronarëve të bizneseve ndërtimin pa leje të objekteve apo qytetarëve që kërkonin të ndërtonin shtëpi pa leje ndërtimi.
Sipas burimeve, Shahini kishte lidhje të forta edhe me zyrtarë të INUV në Bashkinë e Elbasanit.
Biznesmeni akuzohet për veprën penale “ndërtim i pa ligjshëm”, “Dhënie ndihme për ndërtim të pa ligjshëm” dhe , “Fshehje e të të ardhurave”.