52% e studentëve të pakënaqur nga universitetet

AKTUALITET


52% e studentëve shqiptarë janë shprehur të pakënaqur nga pritshmëritë që ata kanë nga universitetet shqiptare. Ky është rezultat i sondazhit të realizuar nga Ministria Arsimit. Besa Shahini ka shpërndarë në facebook gjetjet e sondazhit të zhvilluar në periudhën Prill-Maj, 2019. Për këtë sondazh janë shpërndarë mbi 89 mijë pyetësorë, ndërsa 31.2% e studentëve u janë përgjigjur pyetjeve të sondazhit në nivel kombëtar.

Sondazhi mblodhi opinionin e studentëve mbi 6 çështje kryesore: organizimi i institucionit; burimet e institucionit; kurrikulat dhe përmbajtja; mësimdhënia dhe mësimnxënia; aktiviteti kërkimor dhe mbështetja ndaj studentëve.

45% e studentëve kanë deklaruar se nuk realizohen rregullisht pyetësorë për të mësuar cilësinë e mësimdhënies.

66% e studentëve shprehen se stafi akademik është kompetent.

55% e studentëve shprehen se infrastruktura mbështetëse është e pamjaftueshme.

Ministrja Shahini njofton se të mërkurën do të publikojë gjetje të mëtejshme të sondazhit.



Skip to toolbar