Po hetonte vrasjen e Kacifas, jep dorëheqjen Prokurori. Priste të përballej me vettingun

AKTUALITET


Prokurori i Krimeve të Rënda, Njazi Seferi, ka dhënë dorëheqjen të martën.

Seferi ka kërkuar të largohet nga detyra për shkak të arsyeve shëndetësore.


Kërkesa i ka shkuar KLP-së e cila do të marrë vendim në mbledhjen e ditës së martë. Seferi po hetonte dosjen e Kostandinos Kacifas, ekstremisti grek që u vra në Bularat vitin e kaluar.

Dosja e zbardhjes së vrasjes së Katsifas ka qenë së fundmi dhe në qendër të vëmendjes së autoriteteve greke.

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, kërkoi pak kohë më parë përfundimi e menjëhershëm të hetimeve dhe se ishin të pakënaqur nga vonesa e Prokurorisë Shqiptare.

Ndërkaq prokurori Seferi ishte në listën e prokurorëve që do të përballej me procesin e vettingut.




Skip to toolbar