79 vjetori i Çlirimit, Respekt përjetësisht Dëshmorëve të rënë për liri

AKTUALITET


Shqiptarët kremtojnë sot 79 vjetorin e Çlirimit të Atdheut, njëkohësisht ditë kujtese e sakrificës sublime të mijëra të rinjve e të rejave që ranë heroikisht në emër të lirisë.

Në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit u zhvillua sot ceremonia zyrtare e homazheve, me praninë e personaliteteve më të larta politike të vendit.

Kryeministri Edi Rama vendosi një kurorë me lule pranë Monumentit “Nënë Shqipëri” dhe u përkul  në nderim dhe respekt të jetëve të dhëna për Shqipërinë.



Skip to toolbar