8 janari, Yuri Kim: Të refuzojmë dhunën politike!

Më të fundit


Amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka përcjellë një mesazh të aktivistit amerikan Martin Luther King, Jr. i cili luftoi në SHBA kundër racizmit dhe mungesës së shanseve të barabarta në shoqërinë amerikane.

Me anë të një postimi në “Twitter”, Kim jo pa qëllim shkruan se duhet të vijojë të na frymëzojë trashëgimia e tij; ajo e refuzimit të dhunës politike. Një mesazh ky në një kohë ku situata politike në Partinë Demokratike është e tensionuar dhe gjithashtu një mesazh për dhunën e ushtruar më 8 janar në selinë e kësaj partie.

“Dr. Martin Luther King, Jr nderohet në SHBA dhe në mbarë botën jo vetëm për përpjekjet e tij për drejtësi dhe barazi për të gjithë, por edhe për refuzimin e dhunës politike. Le të vazhdojë të na frymëzojë trashëgimia e tij…”, shkruan ambasadorja Kim.



Skip to toolbar