9 vite pas 21 janarit, Lala: SPAK nuk mund të bëjë drejtësi për ngjarjen

POLITIKË


Gazetarja Klodiana Lala u shpreh skeptike nëse do të vendosej ndonjëherë drejtësi për ngjarjen e 21 janarit 201, ku u vranë 4 protestues. Lala tha se SPAK nuk ka për ta zbardhur këtë ngjarje, pasi gjyqtarët që janë marrë me këtë çështje janë siguruar që të “groposin” çdo provë.  Këto deklarata Lala i bëri në studion e emisionit “Real Story” nga Sokola Balla në News 24, ku po diskutohet lidhur me situatën 9 vite pas 21 janarit ku drejtësia është e munguar dhe e vonuar për këtë çështje.

”Unë jam marrë me gjithë ngjarjen 21 janarit prej asaj dite dhe gjithë procesin gjyqësor. Nëse flasim për pandëshkueshmëri, 21 janari është tipik. Se si politika ushtroi gjithë ndikimin e vet për të groposur ngjarjen. E kam ndjekur me interes deri në Gjykatën e Lartë, dhe e kam shumë pikëpyetje. Po flas për të dyja, dhe për përgjimin dhe për vrasjet. Video përgjimi është histori tjetër që derivoi nga video- përgjimi dhe pas kësaj derivoi nisi për shkak të video- përgjimit të Ilir Metës me Dritan Priftin. U tha që kishte një demonstratë dhe ambasada e SHBA 20- 25 minuta para paralajmëroi për perimetrin rreth kryeministrisë kishte dyshime që do të kishte akte dhune.

Nga njëra anë ishte Berisha që donte me çdo kusht që të mbante pushtetin, dhe Rama që donte të merrte pushtetin. Për sa kohë nuk ka një hetim të thelluar kam të drejtë të ngre dyshimet. Nuk di kush e ka dhënë urdhrin nga hetimet se kush nga Garda dha lejen për të qëlluar. Çfarë ndodhi me serverin e qeverisë. Një punonjës i kryeministrisë fshiu serverin. Nëse këto pamje ekzistojnë është një nga provat e pakta për atë ngjarje.

Në këtë kuptim kemi të drejtë të dyshojmë, dhe që dyshoj se do të bëhet drejtësi. Edhe qytetarët që kanë pritshmëri tek SPAK, por nuk besoj që SPAK mund të bëjë drejtësi për 21 janarin. Do uroja të jem e gabuar, por në sistemin e drejtësisë gjyqtarët veç kanë devijuar por dhe t’i varrosin këto çështje të këtyre niveleve” tha Lala.



Skip to toolbar