“Vodhën votat live dhe dolën të larë”, Minxhozi: Vendit i kanë rënë muret

Analisti Skënder Minxhozi tha se vendi ndodhet në një situatë që është përtej degradimit të një force politike, por në rastin kur vendit i kanë rënë muret dhe çatia. Në studion e emisionit “Real Story” në News 24, Minxhozi tha se të gjithë fokusohen tek vjedhja e votave në Dibër apo Shijak përmes përgjimeve, por harrojnë rastin kur votat u vodhën live në televizion, kur Lulzim Basha u zgjodh kryebashkiak i Tiranës dhe sot ai ndodhet në drejtimin e Partisë Demokratike.

“Fusha e lojës nuk ka vakum. Nëse hedh poshtë dike, do zgjedhjesh dikë tjetër. Po i kujtoj Agronit, se meqë jemi dhe në javën e 21 janarit. Këtu kemi një kryetar aktual të krahut tjetër që në 2011 ka pasur shumë probleme politike (Lulzim Basha). Në harkun kohor prej 6 muaj, ky person bëhet protagonist i një ngjarje që nuk është përsëritur më, që më konkurrentin e tij kryesor (Edi Rama), që janë të tavllën e lojës, shkon dhe ia vjedh votat në transmetim direkt. Ketu flitet gjithë ditën se si Gjiknuri vidhte vota në Dibër, apo Gjushi që fliste nga Shijak dhe vidhte vota sipas përgjimeve. Po këtu mandati i Bashkisë, u vodh në transmetim direkt, dhe njeriu doli i larë dhe i lyer dhe mbas dy vitesh u bë kryetar partie. Këto dy precedentë merri dhe veri bashkë, dhe Ramën. Jam dakord me palo kandidatura nga Rama, me një arrogancë që po duket bajate. Jemi në realitetin ku ka degjeneruar një forcë politike, apo këtu jemi në një realitet ku ka rënë jo vetëm çatia por dhe muret”, tha Minxhozi.

“Reforma Zgjedhore s’do sjellë asgjë”, Manjani: S’kuptoj pse opozita mbron sistemin

“Reforma Zgjedhore që do të miratojnë palët me konsensus nuk prodhon asgjë por është diçka formale e cila thjesht sa do të shtyjë edhe zgjedhjet e ardhshme”. Kjo ishte deklarata e ish ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani në emisionin “Real Story” në News 24, i cili shtoi se partitë kryesore politike me atë tryezë, po kërkojnë të fitojnë kohë dhe se ajo tryezë konsensusi nuk do të sjellë asnjë ndryshim.

Manjani shprehet se nuk pret që së shpejti të ndodhin zgjedhje të parakohshme, por shfaq habinë e tij se pse opozita kërkon të mbrojë sistemin zgjedhor aktual, që më shumë kjo gjë i vlen PS-së.

 ‘’Unë besoj që në këtë kontekst vendi kishte për një rikthim, tensioni nuk është gjë e mirë. Partitë kryesore politike në vend nuk kërkojnë të fitojnë kohë. Nuk besoj që do të bëjnë një Reformë Zgjedhore për të lënë mend, është gjë formale, nuk do të zgjidhin votën e emigrantëve apo shit- blerjen e votës. Asgjë s’do bëhet domethënë. E kam bindje që në tërësi sistemi zgjedhor është  i vjedhur dhe do të vendoset një arne t’i shtyjmë këto zgjedhje dhe palët vijojnë të njëjtat lojëra. Shkohet edhe deri tek faktet që Basha ka paguar rusët, Rama ka shkuar tek rusët pra disa përralla. Flitet për zgjedhjet të parakohshme për të cilat jam skeptik nëse nuk ka disa kushte. E kam thënë që për arsye rastësore por jo thelbësore. Rama nuk e di çfarë do të ndodhë pas dy muajsh. Nuk janë kushtet e Bundestag gjëja më kryesore dhe presion i madh për qeverinë. Nuk përjashtohet mundësia për ndonjë lëvizje surprizë. PS do ta mirëpriste sistemin më shumë se opozitë”, tha Manjani.

Lala: Sistemi është i korruptuar, Ngjela: S’i përgjigjem psikozës popullore me profesion

Hetimi dhe vendosja e drejtësisë për çështjen e 21 janarit ka krijuar debat në emisionin “Real Story” në News 24 mes gazetares Klodiana Lala dhe avokatit Spartak Ngjela. Avokati Ngjela tha se çështja e 21 janarit mund të rihapet për shkak se këtë e përcakton ligji i ri, i cili ka ndryshuar pasi dikur Prokuroria e Përgjithshme ka qenë e centralizuar dhe se ishte prokurori i përgjithshëm, në rastin për mbylljen e dosjes së 21 janarit, Adriatik Llalla i cili mund të bënte çdo gjë dhe si përfundim doli njeriu më i korruptuar i Shqipërisë.

Ndërsa gazetarja Lala u shpreh skeptike se kjo çështje do të hapej dhe diskutohej nga SPAK.

Pjesë nga debati:

Spartak Ngjela: Mos u pajto me logjikën time

Klodiana Lala: Pa diskutim që sistemi është i korruptuar por jo të gjithë gjyqtarët dhe juristët janë të korruptuar

Sparak Ngjela: Nuk mund t’i përgjigjem psikozës popullore me profesion

Klodiana Lala: Si mund të hapet çështja

Spartak Ngjela: Është ligji i ri i hap të gjitha çështjet. Por harroni një gjë, Prokuroria e Përgjithshme ka qenë e centralizuar. Ku e keni Llallën. Ka qenë më i korruptuari i Shqipërisë. Ndalonte çdo hetim ja garantonte ligji. Lëreni shtetin të punojë. Prokurori i Përgjithshëm mund të bënte çdo gjë.

Klodiana Lala: Të dhënat e serverit janë diku. Por nëse nuk i shkojnë Prokurorisë ç ‘vlerë ka. Uroj që të jetë e vërtetë ajo çfarë deklaroni që SPAK e ka serverin. I bie që të gjitha dosjet, për shembull Aldo Bare me logjikën e Ngjelës duhet t’i rihapet dosja.

Spartak Ngjela: Vetëm korrupsioni i lartë, që të shkojnë deputetët dhe gjithë ministrat por s’kemi ligjin për këtë. S’më besoni që ligji është kështu?

“21 janari”, ish-kreu i SHISH: Politika gjen gjithmonë shkaqe si për fitore dhe humbje

Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi tha se klasës politike në vend i mungon logjika dhe për këtë arsye gjen gjithmonë shkaqe kur humbasin po si të vijnë në pushtet dhe këtu përdorin dhe protestat e dhunshme. Gjatë diskutimi për ngjarjet e 21 janarit 2011 në emisionin  “Real Story” në News 24, Klosi tha se klasa politike e të dyja palëve është shumë e fortë për shkak të korrupsionit dhe për këtë hetimet ndaj tyre gjithmonë mungojnë.

“Ka ndodhur gjithmonë dhe do ndodhë kur janë dy kampe kundërshtare që shkojnë përtej logjikës. Mbështeten mbi logjikën e forcës, pala tjetër është gabuar.

Në politikën shqiptare nuk ka logjikë. Gjejnë shkaqe pse humba, gjejnë shkaqe që të vijnë para në pushtet. Arsyeja është korrupsioni pse politika shqiptare është e fortë. Pushteti të jep shumë favore, pushteti të jep forcë” ,tha Fatos Klosi.

9 vite pas 21 janarit, Lala: SPAK nuk mund të bëjë drejtësi për ngjarjen

Gazetarja Klodiana Lala u shpreh skeptike nëse do të vendosej ndonjëherë drejtësi për ngjarjen e 21 janarit 201, ku u vranë 4 protestues. Lala tha se SPAK nuk ka për ta zbardhur këtë ngjarje, pasi gjyqtarët që janë marrë me këtë çështje janë siguruar që të “groposin” çdo provë.  Këto deklarata Lala i bëri në studion e emisionit “Real Story” nga Sokola Balla në News 24, ku po diskutohet lidhur me situatën 9 vite pas 21 janarit ku drejtësia është e munguar dhe e vonuar për këtë çështje.

”Unë jam marrë me gjithë ngjarjen 21 janarit prej asaj dite dhe gjithë procesin gjyqësor. Nëse flasim për pandëshkueshmëri, 21 janari është tipik. Se si politika ushtroi gjithë ndikimin e vet për të groposur ngjarjen. E kam ndjekur me interes deri në Gjykatën e Lartë, dhe e kam shumë pikëpyetje. Po flas për të dyja, dhe për përgjimin dhe për vrasjet. Video përgjimi është histori tjetër që derivoi nga video- përgjimi dhe pas kësaj derivoi nisi për shkak të video- përgjimit të Ilir Metës me Dritan Priftin. U tha që kishte një demonstratë dhe ambasada e SHBA 20- 25 minuta para paralajmëroi për perimetrin rreth kryeministrisë kishte dyshime që do të kishte akte dhune.

Nga njëra anë ishte Berisha që donte me çdo kusht që të mbante pushtetin, dhe Rama që donte të merrte pushtetin. Për sa kohë nuk ka një hetim të thelluar kam të drejtë të ngre dyshimet. Nuk di kush e ka dhënë urdhrin nga hetimet se kush nga Garda dha lejen për të qëlluar. Çfarë ndodhi me serverin e qeverisë. Një punonjës i kryeministrisë fshiu serverin. Nëse këto pamje ekzistojnë është një nga provat e pakta për atë ngjarje.

Në këtë kuptim kemi të drejtë të dyshojmë, dhe që dyshoj se do të bëhet drejtësi. Edhe qytetarët që kanë pritshmëri tek SPAK, por nuk besoj që SPAK mund të bëjë drejtësi për 21 janarin. Do uroja të jem e gabuar, por në sistemin e drejtësisë gjyqtarët veç kanë devijuar por dhe t’i varrosin këto çështje të këtyre niveleve” tha Lala.

Lirimi i të dënuarve, Sulo: Reforma po ‘fut’ ujë, KÇK kthen shtet policor

Gazetari Arion Sulo, i ftuar në emisionin ‘Real Story’ në News 24, tha se lirimi i të burgosurve të bandës së Durrësit si Endrit Dokle apo Sardian Sulejmani tregon se Reforma në Drejtësi po fut ujë, dhe gjyqtarët e Shkallës së Parë po i marrin këto vendime.

Sulo thotë se Vettingu duhet të niste nga poshtë-lart dhe jo nga lart-poshtë. Për KÇK, ai ka thënë se e kthen Shqipërinë në shtet policor, pasi do të jetë policia që do të trokasë në dyert e gjykatësve dhe të atyre që nuk justifikojnë dot bizneset.

“Korrupsioni, krimi dhe trafiku i drogës, pra është e paprecedentë kjo që po ndodh me lirimin e të burgosurve. Ka një specifikë Reforma në Drejtësi. Po fut ujë edhe këtu. Duhet të shkonte nga lart poshtë, por duhet të shkonte nga poshtë lart. Pasi po bëjnë kërdinë ata të Shkallës së Parë. KÇK do të trokasë në derën që do Ministri i Brendshëm. Pra do të kemi të bëjmë me shtet policor, Policia do të trokasë në derën e gjykatësveAta thonë ne do të trokasim në derën e njerëzve që janë marrë me trafik ndërkombëtar, dhe nëse nuk justifikojnë biznesin dhe lekët do të shkojnë në burg. Por kush do ta vendosë këtë? Paketa Anti- Shpifje? Në ligjin anti- shpifje, thuhet që AMA do të vendosë para Gjykatës. Pavarësisht vendimit të Gjykatës vendos AMA, pra mazhoranca. Pra dhe tek KÇK, ministri do të vendosë, Lleshaj do t’i trokasë në derë dhe do të thotë të vërtetoje ose burg”, tha Sulo.

Akuzat e Bild, si e shohin analistët e Real Story heqjen e lajmit

Publikimi i lajmit nga Bild për lobimin e kreut të PD, Lulzim Basha me paratë ruse ka shkaktuar pikëpyetje të mëdha, jo vetëm për publikimin por dhe për heqjen e lajmit pas disa orëve. Kjo “gafë” e Bild është diskutuar dhe ndërmjet analistëve dhe gazetarëve në Real Story të Sokol Ballës në Neës 24, ku më shumë duket se përbën lajm heqja e këtij artikulli pas asnjë shpjegim.

Arion Sulo, kryeredaktor i gazetës Liberale tha në Real Story se është befasuar nga të dyja veprimet e Bild. “Heqja e artikullit në mediat më të mira online nuk bëhet më. Më e keqja që na ka ndodhur të gjithëve është që bëhet një shtesë lajmi nga elementët e rinj që kanë dalë, por jo të hiqet lajmi, kjo është befasuese. Puna e parë që kanë bërë gazetarët e ‘Bild’ nuk ka lidhje me aktualitetin shqiptar, nuk kishte asnjë gjë të re, ishte pa kohë, pa pse aq më tepër që mungonte vendimi i Gjykatës së Tiranës. Por nëse shkruhet për një kryetar opozite atëherë ka diçka, mungojnë replikat e palëve”, tha Sulo.

Ndërsa për analistin Alfred Lela ishin tre gjëra që i kanë bërë përshtypje. “Tre gjëra më bënë përshtypje. Së pari, shkrimi i qenë jashtë kontekstit, pa lidhje me mikro dhe makro botën, për më tepër kur çështja ishte e mbyllur. E dyta ishte gjuha që përdorej në shkrim, e cila ngjante shumë me ngjyrën e mediave proqeveritare në Shqipëri. Kjo të bën të dyshosh për vendin, kohën etj. E treta nuk kishte përputhje mes të dhënave që ishin publikuar. Kjo e kthen të gjithën të pabesueshme. Nëse duam të shtojmë një element të katërt, është heqja, e cila e çon fajin te dera e Bild. Aty u mbyll historia”, u shpreh Lela.

Ndërsa Robert Rakipllari tha se Bild nuk është gazetë serioze europiane, por është gazetë e madhe europiane. “E para nuk ishte shkrimi i parë që bëhej. Një ditë më parë, një version i përafërt ishte botuar te The Times. Mua mu duk e çuditshme se për mua ishte më tepër surprizë se kur e kërkoje si lajm, dilte ‘not found;. Teksti nuk ishte i standardizuar me kohën. Por PD nuk pati një reagim pas hedhjes së lajmit nga Bild”, tha Rakipllari.

Ndërsa politikani Edvin Kulluri replikoi me Rakipllarin. “Për të qenë korrekt shkrimi i The Times nuk ishte i njëjti me atë të Bildt. The Times shkruante vendimin e gjykatës dhe unë mendoj se shkrimi që kishte bërë Times merrej më shumë me sistemin anglez dhe merrej si një shembull rasti i Bashës. Bildt kishte një shkrim të nxituar, pra mu duk një shkrim i shkruar keq. Ajo që ka rëndësi ka të bëjë me dy çështje lobimi”, u shpreh Kulluri.

“Thuaj dy detaje, bind shqiptarët”, analistët debat me Bylykbashin: Çdo sjellë kjo Reformë?

Tryeza politike e Reformës Zgjedhore për arritjen e një konsensusi politikë dhe një “paqe të re” ndërpartiake ka shkaktuar debate mes të ftuarve në emisionin “Real Story” në News 24, ku analistët Fatos Lubonja dhe Arjan Vasjari kërkuan nga Bylykbashi, i mandatuari i PD në këtë tryezë, se çfarë është kjo reformë dhe si do të ndal shitblerjen e votës.  

Analisti Fatos Lubonja është shprehur skeptik nëse kjo reforme e re zgjedhore do të ndalë shitblerjen e votës  apo cenimin e saj, ndërsa pyeti Bylykbashin se çfarë mekanizmash do të përdorë opozita për ta arritur këtë gjë.

Në përgjigje të tij Bylykbashi tha se opozita ka propozimet e veta duke iu referuar edhe nisjes së hetimeve të SPAK për shitblerjen e votës. Por të dy analistët, Lubonja dhe Vasjari thanë se hetimet  e SPAK nuk kanë lidhje me reformën zgjedhore.

Pjesë nga debati:

Lubonja: Ju duhet t’i shpjegoni publikut një gjë. Cilat janë mekanizmat, që do të fusni ju te kjo reforma zgjedhore, që do kenë kaq gjithëpushtetshmëri për të ndaluar ato që thoni ju?

Bylykbashi: A duhej ligji i Dekriminalizimit, që për turp na është dashur. Dekriminalizimi të ndalon të kandidosh për gjithë jetën. Rama i shmanget atij ligji, duke firmosur 5 kryetarë bashkie kriminelë.

Lubonja: Pra, është provë që edhe pse ju bëtë këtë ligj, Rama firmosi kryebashkiakë kriminelë.

Bylykbashi: Ne do vëmë rregulla, që të bëhet më e shtrenjtë kjo shkelje ligji.

Lubonja: Na thuaj mor burrë nja dy detaje, se çfarë është kjo reforma, që të binden shqiptarët. Kjo reforma do t’i vërë kufi krimit të organizuar, oligarkëve. Na thuaj nja dy gjëra që të binden?

Bylykbashi: Reforma do bëjë pjesën e vet. Shitblerjen e votave.

Lubonja: Si do e ndalojë reforma shitblerjen e votës? Më thuaj këtë dhe unë jam i kënaqur.

Bylykbashi: Më jep 5 fjalë dhe do ta jap përgjigjen unë. Ne sot kemi një prokurori që nuk lëviz gishtin për krimet zgjedhore.

Lubonja: Dhe reforma do ta bëjë prokurorinë të lëvizë gishtin?

Bylykbashi: Ne kemi propozimet tona.

Vasjari: S’kanë asnjë propozim. Prokuroria, SPAK, s’kanë lidhje fare.

Bylykbashi: Shit-blerja e votës është krim i rëndë, pra bëhet krim i SPAK. Nëse SPAK nuk e nis me këtë, atëherë ai ka dështimin e parë.

Vasjari: Bukur, por kjo s’ka lidhje me reformën.

Bylykbashi: Policia sot bën fushatë, mbron shitblerjen e votës, do t’i vëmë rregulla.

Lubonja: Me çfarë rregulli. Bind njerëzit.

Bylykbashi: Do t’i vëmë rregulla shtesë, propozimet tona.

Lubonja: Aaa, akoma s’i keni rregullat.

Bylykbashi: Ky problem do shumë zgjidhje. Krimi duhet bërë një gjë e zezë, që njerëzve të mos iu shkojë në mend ta bëjnë. Nuk do e bëjmë vetëm ne. Nëse nuk vënë dorën e tyre në ato ndryshime, nesër do thonë nuk janë tonat. Që ca rregulla më mirë do futen, nuk ka diskutim.

Vasjari: Kuadri ligjor ka qenë korrekt në Shqipëri. Ju po prodhoni bashkë një set rregullash, që të minimizoni atë që sipas jush ka ndodhur. Korrektimet që ju bëni do na prodhojnë një Kod Zgjedhor më të mirë, apo korrektime që do mundësojnë, apo do vërtetojnë, se ai që ka fituar zgjedhjet i ka fituar dhe ai që i ka humbur i ka humbur? Ju i keni humbur zgjedhjet e shkuara?

Bylykbashi: Zgjedhjet e fundit i bëmë ne dhe i humbëm. Mund të ketë shumë spekulime, por kemi dosjen e 313, të zgjedhjeve të 2017, ku katalogu i bandave kriminale. që konkurrojnë në Evropë, bënin terror mbi zgjedhësit. Në Durrës besoj se janë dy mandate të marra nga kriminelët.

“Mos i bëni edukatë opozitës. S`jemi perfekt”. Vasjari-Bushati “përplasen” në Real Story

Deputeti i Partisë Socialiste Ervin Bushati dhe analistët Arian Vasjari e Fatos Lubonja u përfshinë në një debat në “Real Story”. Debati nisi për aksionin opozitar gjatë vitit 2019. Analisti Vasjari i tha deputetit socialist se “s`mund të edukonte opozitën”, ndërsa Bushati pranoi se “as qevria nuk është perfekte”.

Megjithatë, debati u ndez kur analisti Arian Vasjari tha se institucionet ndërkombëtare financiare nuk tregojë parametra të mirë për ekonominë. Ndërkohë, Ervin Bushati tha se për këtë fajin e kishte opozita me aksionin e saj gjatë vitit 2019.

Pjesë nga debati:

Vasjari: Ju nuk keni të drejtë t’i bëni edukatë opozitës. Ka liderin e saj, ka filozofinë e saj. Do të flisnit nëse do ishit perfektë me institucionet

Bushati: Nuk jemi, kush qeveri është perfekte

Vasjari: Por ama nëse shikojmë gjithë të dhënat nga misionet ndërkombëtare financiare, ky vend nuk rriten.

Bushati: Normale që nuk ecën, nëse bllokon kryeqytetin një javë po një javë jo normale

Fatos Lubonja: Po në 21 janar çfarë bëre? Nuk flet dot. Ti në 21 janar godite institucionet

Arjan Vasjari: Shqipëria ecën me një inerci apo një energjie pozitive. Kjo e fundit mungon

Ervin Bushati: Domethënë qeveria ngaherë e keqe. Edhe unë shqiptar jam, edhe unë Tiranë kam lindur, njësoj jemi.

Arjan Vasjari: Këtu energjia politike nuk bëhet në energji kinetike

Ervin Bushatu: Këtu është bërë si Iran. Po të bllokosh qytetin në mes të tij normale do të bllokosh ekonominë. Puna është kush bën punën. Qëndrojmë në të njëjtën linjë demokratike.

Arjan Vasjari: Ky që them unë nuk është spekulim.

Ervin Bushati: Shqiptarët dje largoheshin me shapka, sot me diplomë.

Fatos Lubonja: Ikja është ikje, si me shapka si me diplomë.

Ervin Bushati: Dy milion e gjysëm je. Normale që do ndihet. Teori konspirative që Europa do të kanalizojë, ndërkombëtarët duan të na i futin.

Fatos Lubonja: Që kur nuk ke ngritur rrogat? Po i vjedh me 20 milion euro për disa kilometra.

Ervin Bushati: 51% e shqiptarëve mendojnë si ne. Jemi në 2021 me të njëjtin kod zgjedhor, dhe do fitojmë dhe do jemi me këtë kryeministër.

Arjan Vasjari: Ne s’jemi Vatikan. Ka dhe emocione këtu. S’jam duke të të bërë gjyqin. Por niveli jetik këtu nuk është tejkaluar kurrë. Shqipëria nuk është në zezë- zonë, por në kët kushte jo.

Fatos Lubonja: U bë si tryezë kafeneje këtu që çdo gjë që ndodh në Shqipëri e diskutojmë këtu

“Duhej një mea cupla”, Vasjari: Në tryezë u ulën dy kultura të dështuara politike

Analisti Arjan Vasjari tha se palët politike duhet të kishin bërë fillimisht një ‘mea culpa’ për shqiptarët dhe vitin e tmerrshëm që krijuan në 2019, por në fakt treguan se në tryezë u ulën dy kultura të dështuara politike. Vasjari tha në emisionin “Real Story” në “News 24” tha se palët politike duhet që të njihnin faktin se viti 2019 kishte zhvillime të tmerrshme politike, ndërsa nënvizoi dhe gabimet e opozitës, ku në disa raste bie edhe në kundërshtim me veten.

“Unë jam skeptik. Në tryezë janë ulur dy kultura politike të dështuara. Nga njëra anë është kultura e dështuar e përfaqësuar jashtë institucioneve. Ndërsa Zoti Bushati këtu përfaqëson kulturën e përfaqësimit të vendit pa opozitën. Viti 2019 është bilanci i dështimit spektakolar në 28 vjet. 2019 ishte dështimi total. Në substancë nuk ka ndryshuar asgjë. Duhet që palët të thoshin se viti 2019 është një vit totalisht shkatërrues demokracie dhe palët duhet të mendonin për ndryshim. Palët nuk kanë thënë këtë gjë prandaj jam skeptik. Palët duhet që të kërkonin ‘mea culpa’. Edhe opozita ka gabimet e veta. Nëse opozita thotë se nuk ka zgjedhje të lira me Edi Ramën, pse ulet në tryezë me të? Ju jeni në kundërshtim me veten”, deklaroi Vasjari.

Skip to toolbar