90-vjeçarja ecën 16 km në borë për t’u vaksinuar

BOTA


Një sfidë e vërtetë ka qenë rruga për të shkuar në qendrën e vaksinimit për një 90-vjeçare amerikane. Fran Goldman nga Seattle eci për 16 km në këmbë në mes të dëborës për të marrë dozën e parë të vaksinës anti-covid.

Një shtresë e trashë dëbore mbuloi qytetin dhe e bëri të pamundur drejtimin e makinave, kështu që zonja Goldman veshi çizmet e saj, mori shkopinjtë dhe përshkroi rrugën në këmbë deri tek klinika.


“Nuk ishte e lehtë, ishte një sfidë”, pranoi Goldman për një të përditshme lokale.




Skip to toolbar