Policia informacion për vrasjen në Tiranë, ngrihen pika kontrolli

AKTUALITET


Policia e Tiranës informon zyrtarisht për atentatin e ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë, ku mbeti i vrarë shtetasi Behar Sofia, 65 vjeç. Sipas policisë, 65-vjeçari është konstatuar nga shërbimet e Policisë i shtrirë në tokë.

Pas ngjarjes janë ngritur pika kontrolli në të gjitha rrugët e Tiranës.

“Me datë 25.02.2021, rreth orës 09:00, në trotuar në afërsi të Piramadës është konstatuar nga sherbimet e Policisë shtetasi B. S., 66 vjeç, i shtrirë në tokë, dyshohet i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, i cili është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjeksore ku dhe ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, të cilat kanë rrethuar zonën, me qëllim kapjen e autorit.

Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore dhe vijon puna nga grupi hetimor, për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, deklaron policia.



Skip to toolbar