Vuçiç: Do të flas me Erdoganin rreth Kosovës

KOSOVA


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë të mërkurën se do të bisedojë me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, lidhur me paralajmërmin e këtij të fundit rreth lobimit për njohje të reja për shtetësinë e Kosovës.

“Turqia është supefuqi, Erdogani është lider i madh. Unë do të përpiqem të flas me të. Deri më 1 shtator e kemi për detyrim që të përmbahemi nga lobimi, por nëse ata fillojnë para kësaj periudhe… Turqia është supefuqi, Erdogani është i madh, unë jam i vogël dhe i papërfillshëm, por Serbia nuk është aq e vogël sa të mos përpiqet që ta kundërshtojë këtë çështje”, ka thënë Vuçiq gjatë një vizite në Manastirin Mansija në zonën perëndimore të Serbisë.


Serbia, me Marrëveshjen e Uashingtonit të 4 shtatorit, 2020, ka marrë obligim që ta ndalë fushatën për tërheqjen e njohjeve të Kosovës, ndërsa Kosova ka marrë mbi vete obligimin që të mos aplikojë për anëtarësim në organizata ndërkombëtare për një vit.




Skip to toolbar