“Protesta ka marrë për kot”/ Rama ndan mesazhin e të riut ‘armik’ politik

Më të fundit


Kryeministri Edi Rama në faqen e tij në Facebook, ka ndarë një mesazh, i drejtuar nga një qytetar, lidhur me protestën dhe zhvillimet e fundit në vend.

Siç shihet nga mesazhi i ndarë nga kryeministri, i riu shpreh vlerësim për punët e arrira.

Në mesazhin e tij, Amarildo Kaçaniku thekson se nuk e ka votuar asnjëherë Ramën dhe se ka “1 milion e 1 kritika” ndaj tij, por shprehet i shqetësuar për zhvillimet e fundit dhe protestat, të cilat sipas tij kanë devijuar nga qëllimi fillestar.

“Armik i juaji, armik politik sigurisht”, shkruan ai, duke shtuar se si jurist beson se ndërtimi i shtetit të së drejtës kërkon kohë dhe nuk mund të realizohet brenda një dite apo një viti.

Më tej, i riu shpreh shqetësimin për mundësinë e destabilitetit dhe i uron kryeministrit të përballojë me sukses sfidat politike që, sipas tij, vijnë edhe nga jashtë vendit.

MESAZHI I KRYEMINISTRIT RAMA;

Dhe e mora Amarildon t’ia jap sinjalin që kërkoi në fund të mesazhit të tij✌️

“Pershendetje Z. Rama

Uroj qe ky mesazh t’ju gjeje mire nga nje i ri i ketij vendi.

Po ju prezantohem , Amarildo Kaçaniku, armik i juaji (armik politik sigurisht).

Nuk ju kam votuar kurre dhe kam ne mendje 1 milion e 1 kritika per ju. POR

Kjo protesta sic edhe ju e dini, ka marre per kot dhe as mua njejte si ju spo me pelqen fare, pasi qartazi per nje njeri qe mundohet te kuptoj shkakun qe e sjell pasojen, duket qe turma po perdoret per arsye te tjera dhe jo per te miren e Republikes tone!

Shteti i se drejtes nuk behet ne nje dite, as nje muaj e as nje vit, dhe kte e di mire pasi nga profesioni jam jurist.

Shpresoj qe kjo idiotesi te ndaloj pa sjell ndonje destabilitet , pasi e di fort mire qe historia ka treguar qe ajo qe shitet me zhurme te madhe si shpetim dhe shprese me probabilitet te larte sjell nje te keqe me te madhe.

Nga ana tjeter shpresoj dhe uroj qe ju ta kaloni kete dallge qe po ju vjen nga jashte!

Kur e gjitha kjo te mbaroje (ketu te dergoj edhe urimet e mia qe kjo situate te mbaroje nje ore e me pare), kujtoje “armikun” qe mund ta besh mik per te miren e Shqiperise

Me respekt

Amarildo Kaçaniku

PS: Do te me behej qejfi tme linit nje sinjal qe ky mesazh u lexua nga ju



Skip to toolbar