Reja humbet tre titullarë ndaj Hungarisë

Më të fundit


Ndaj Polonisë pësuam një humbje të rëndë në çdo aspak. Një disfatë me katër gola në çdo rast lë gjurmë, pavarësisht peshës së kundërshtarit. Shqipëria nuk humbi vetëm mundësinë për të marrë pikë ndaj një rivali direkt, nëse mund të konsiderohet i tillë, por trajneri Edy Reja humbi dhe tre titullarë të pa diskutueshëm.

Manaj

Elseid Hysaj, Keidi Bare dhe Rey Manaj, ishin tre nga pesë lojtarët e ndëshkuar me karton të verdhë, fatkeqësisht të tre kanë plotësuar numrin e kartonëve dhe nuk do të jenë në dispozicion për sfidën ndaj Hungarisë. Të tre lojtarët kanë qenë të pa prekshëm në skemat e Edy Reja ndërsa tashmë italianit i duhet të gjejë një zgjidhje të shpejtë dhe të projektoj një ekip ndryshe pasi ndaj Hungarisë në “Elbasan Arena” nuk mjafton as një barazim.

Bajrami Sport

Për fat të mirë, në momentin e tij më të vështirë, Edy Reja mund të mbështet tek Nedim Bajrami, me shpresën që futbollisti i Empolit ti jap ekipit më shumë fantazi dhe forcë goditëse. Mbetet për tu parë se çfarë ekipi do të hedh Reja përballë Hungarisë, ku mungesat dhe prezenca e Bajramit e detyrojnë të sjellë një formacion ndryshe, në emra dhe në skemë.

Më datë 5 shtator, kuqezinjtë do të luajnë ndaj Hungarisë në Elbasan Arena mes një mori mungesash.

Në një moment të tillë, lojtarët kanë nevojë për përkrahje dhe FSHF ka nxituar të dalë me njoftim për biletat në duelin ndaj Hungarisë dhe çmimet variojnë nga 1000 lekë në 15000 lekë. Shitja po bëhet në dyqanin zyrtar të FSHF pranë Air Albania, si dhe në biletarinë në “Elbasan Arena”.



Skip to toolbar