Autobusët e transportit publik do të rikthehen në funksionim me kapacitet të plotë, pas dakordësisë së arritur mes përfaqësuesve të sektorit dhe qeverisë për subvencionimin e karburantit.
Dakordësia u arrit pas takimit me përfaqësuesit e institucioneve të linjës, ku u diskutua situata e krijuar në transportin publik dhe nevoja për mbështetjen e operatorëve.
Subvencioni i dakordësuar është 50 lekë për litër karburant. Ndërkohë, pritet të përcaktohet periudha konkrete që do të mbulohet nga kjo masë.
Rikthimi i flotës në kapacitet të plotë pritet të sjellë normalizimin e lëvizjes së autobusëve urbanë dhe përmirësimin e shërbimit për qytetarët, pas kufizimeve të aplikuara ditët e fundit nga operatorët.
