Bosi i kartelit meksikan arratiset nga zyra e prokurorit me ndihmën e …

BOTA


Momenti kur disa persona të armatosur rëndë dhe të veshur me uniforma të të Marinës Meksikane ndihmojnë një bos kokaine të dalë nga burgu është filmuar i gjithi në kamera.

José Alfredo Hernández Campos, i quajtur edhe El Calamardo, arriti të arratisej nga zyra e prokurorit më 13 korrik, në qytetin Reynosa, vetëm pak kilometra nga kufiri me Teksasin.

Ai mendohet se ishte një nga drejtuesit e degës Metro, të Kartelit të Gjirit, një prej organizatave kriminale më famëkeqe në Meksikë.

Në pamjet e shumta filmike, të publikuara nga “VICE World News”, duken personat e armatosur të veshur me uniformat e Marinës Meksikane, që futen në burg me lehtësi mbresëlënëse. Nuk ka asnjë konfirmim që personat në video janë realisht pjesëtarë të Marinës.

Në video duket që policia lokale nuk bën thuajse fare rezistencë. Njëri prej efektivëve hap derën e qelisë ku ndodhej Campos, i cili largohet i pashqetësuar.

Disa media amerikane kanë raportuar se 4 personat e armatosur janë pjesëtarë aktivë dhe ish-pjesëtarë të Marinës Meksikane.



Skip to toolbar