Derbi i parë i kryeqytetit jashtë Tiranës, stadiumi “Air Albania” nuk është gati

Më të fundit


Dinamo u rikthye në elitë pas 9 vitesh mungesë dhe tifozët mezi po presin derbin e parë të kryeqytetit. Kalendari i ka vënë përballë Partizanin në javën e katërt, por kjo sfidë nuk do të luhet në kryeqytet.

Edhe ndeshjen e dytë si skuadër pritëse Dinamo do ta zhvillojë në “Elbasan Arena”. Kjo sfidë është programuar të zhvillohet ditën e premte, në orën 19:45.

Klubi blu ka bërë të gjitha përpjekjet që derbi me Partizanin të luhej në “Air Albania”, ku tifozët mund të ishin më të shumtë, por fusha e këtij stadiumi nuk është gati. FSHF nuk rrezikon me tapetin, sepse në prag është ndeshja e Kombëtares me Poloninë më 12 tetor.

Kjo lidhet edhe motin, pasi këtë fundjavë priten shira dhe kjo mund ta dëmtonte fushën që në ndeshjen e parë. Mungesa e infrastrukturës, sa u takon stadiumeve, detyron ekipet të braktisin tifozët e tyre dhe të degdisen në qytete të tjera. Presidenti i Dinamos, Ardian Bardhi, pritet të vendosë në dispozicion të tifozëve autobusë falas.



Skip to toolbar