Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot Ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.
Begaj i pranoi Letrat Kredenciale Ambasadorit amerikan dhe i uroi suksese në këtë mandat.
Kreu i Shtetit rikonfirmoi vendosmërinë e Shqipërisë për forcimin e partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Begaj u shpreh se Shqipëria do të vijojë të angazhohet plotësisht në thellimin e marrëdhënieve, duke u mbështetur në përparësitë e politikës së saj të jashtme dhe në përgjegjësitë që burojnë nga marrëdhënia e ngushtë.
“Shtetet e Bashkuara janë një partner i pazëvendësueshëm për avancimin e interesave kombëtare”, – theksoi Presidenti Begaj.
Pas ceremonisë zyrtare të Letrave Kredenciale, Begaj zhvilloi një takim kokë më kokë me ambasadorin Wendt.


