Grabitje në Fier, persona të paidentifikuar marrin një sasi parash në një biznes

AKTUALITET


Një grabitje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Fier. Burime zyrtare bënë me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Sheq i Vogël” Fier, në biznesin në pronësi të shtetasit A. T., ku persona të paidentifikuar kanë marrë një sasi parash.

Nuk dihet ende nëse autorët kanë qenë të armatosur apo shifra e saktë e parave të grabitura. Policia po merr në pyetje pronarët, teksa ka sekuestruar edhe pamjet e kamerave të sigurisë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.



Skip to toolbar