Reja: Një humbje na largon nga Katar 2022! Më vjen keq për Xhakën, refuzoi ftesën

KOMBËTARE


Në ditën e parë të grumbullimit të kombëtares shqiptare për 2 sfidat shumë të rëndësishme të tetorit në rrugën drejt botërorit të Katarit, trajneri Edy Reja ka dalë në nëj konferencë për shtyp për ndeshjet me Hungarinë dhe Poloninë.Reja tha se Abrashi dhe Laçi janë mungesa të rëndësishme, por gjithsesi kombëtarja ka zgjidhje të tjera.”Janë dy lojtarë të rëndësishëm. Kanë cilësi dhe dinamizëm. Kanë goxha peshë në lojën e skuadrës tonë. Kemi një grup të madh lojtarësh, kemi zgjidhje të tjera. Duhet të modifikojmë përpara dy ndeshjeve të rëndësishme. Kondicioni i duhur fizik, është pjesa më e rëndësishme përpara këtyre 2 sfidave. Flasim për Kombëtaren, lojtarët që do të zbresin në fushë, duhet të japim maksimumin, nuk dua të flas për ata që mungojnë, dua të flas për lojtarët që kam, shpresoj që të bëjmë 2 ndeshje të mira”, tha ai.

Trajneri u shpreh se kuqezinjtë luajnë dy ndeshje shumë të forta.”Një humbje na largon nga ëndrra e Botërorit. Me Poloninë nuk ka llogari tjetër përveç fitores, por fillimisht do mendojmë për Hungarinë. Ideale për mua do ishin katër pikë në dy ndeshje, por me rëndësi ndeshja me Poloninë”, tha ai.Trajneri foli edhe për refuzimin e Taulant Xhakës për të qenë në kombëtare.”Më vjen keq për Xhakën sepse do na jepte një dorë, por ai ka refuzuar ftesën”, tha Edy Reja.



Skip to toolbar