2 persona, dyshohet vëllezër janë shpallur në kërkim në lidhje ne ngjarjen e mbrëmshme ku mbeti i plagosur një 30 vjeçar i identifikuar si Anxhelo Kumaraku, agjent krimesh te komisariati numër 4 në Tiranë.
Sipas burimeve nga grupi hetimit, kumaraku ndodhej pranë banesës së tij, i shoqëruar nga një fqinj, një person me masë në “arrest shtëpie” për armëmbajtje pa leje.
Dyshohet se objektiv i atentatit ka qenë pikërisht fqinji i efektivit, me të cilin personat e shpallur në kërkim përpara pak muajsh kanë pasur një përplasje, ende i paqartë motivi.
Gjithashtu nuk dihet pse efektivi ishte në shoqërinë e këtij personi, i cili ndodhej në “arrest shtëpie” dhe në momentin e ngjarjes kishte shkelur vendimin e gjykatës. Ndërkohë, Kumaraku nuk e kishte njoftuar policinë për thyerjen e masës së sigurisë nga ana e fqinjit, i cili rezulton me precedentë të mëparshëm penal.
