Publicisti kosovar, Migjen Kelmendi, përmes një statusi në Facebook e ka uruar Partinë Demokratike të Kosovës, Lidhjen Demokratike të Kosovës si dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës për suksesin e tyre në zgjedhjet lokalet të 17 tetorit.
Sipas tij këto parti duhen përshëndetur pasi që po këta kanë kontribuar në ndërtimin e shtetit të Kosovës.
Ndërsa Kelmendi nuk mendon njësoj për Lëvizjen Vetëvendosje pasi sipas tij kjo parti është e vetmja parti në Kosovë që ka arritur ta terroj qiellin e Kosovës duke minuar perspektivën sigurinë dhe prosperitetin e saj.
“Kosova asht e rrezikueme. Bahtiri, Haskuka, Bulliqi, “Miss Gjyshja”, etj., ishin vetëm manifestime, pamje tjera të nji personi si Kurti, i cili nëpër billboarda edhe zavendësonte portretin e tyne me të vetin!”, ka shkruar Kelmendi në Facebook.
Ky është postimi i plotë i Migjen Kelmendit
U ÇEL QIELLI…PO DEL DIELLI
Rralle ndonji parti e ka terratise qiellin mbi Kosove si VV me Albin Kurtin. Perspektiven, sigurine dhe prosperitetin e ketij vendi.
E uroj PDK dhe tane kandidatet e saj, njisoj si LDK dhe AAK, qe deshmuen se pa partite qe ndertuen shtetin, qe e njohin dhe e çmojne peshen e kesaj lirie dhe shtetesie, Kosova asht e rrezikueme.
Bahtiri, Haskuka, Bulliqi, “Miss Gjyshja”, etj., ishin vetem manifestime, pamje tjera te nji personi si Kurti, i cili neper billboarda edhe zavendesonte portretin e tyne me te vetin! Nese e keni pase zor me kuptue kush asht Kurti, kqyrini e analizoni keto zgjatime e manifestime tjera te tij, si keta kandidate te VV qe i permenda ma nalte, dhe e kuptoni lehte.
Nuk po me dhimben ata qe i quejme EX YU, nomenklatura e ish Krahines Socialiste Autonome te Kosoves, ata inxhiniera, mjek, burokrate, teknokrate, aparatçika…qe Kurti i infektoi me smundjet e veta si me Covid, po nji gjenerate e njerezve te ri, te cilet i manipuloi e rrejti aq keq, sa te vjen keq.
Dhe ky debakel ne zgjedhjet lokale i VV dhe Kurtit nuk asht fundi. Jane edhe dy akte shokuese qe i presin “te infektuemit” me smundjet e Kurtit:
– nenshkrimi i nji autonomie territoriale ne veri, te imponueme por qe ky person qe deshti me luejt politikash e liderash, s’ka qare pa e kry;
– dhe akti i fundit: ikja e tij prej Kosove!
Tevona, çka e lidhe kete person me Kosoven, as familja, as akrabaja, as kojshite (jeton i izoluem ne Taslixhe), as shoket (njo s’e ka qe guxon me i thane çka ka me e gjete), as liria, as shteti, as flamuri qe e urrejke, as himni qe s’u çojke kur intonohej….asgja!
Albini ka qene dhe asht – vet. Me smundjet e traumat e veta. Me rimat mediokre te veta.
Albin Kurti ishte test intelegjence qe s’u kuptue nga nji pjese e madhe, ndoshta me te drejte qorrue prej keqqeverisjes, korrupcionit e nepotizmit te qeverive te maparme, por kjo s’e arsyeton faktin qe nji pjese e madhe ra ne kete – test intelegjence.
Por, t’i kthehemi diellit…le ta shijojme…qe…ka nis me dale!
“U çel qielli….po del dielli”, kish me rimue Albini kete moment:)