Holanda, narko-shtet ku për 5 vjet u vranë 180 vetë (dhe çuditërisht shqiptarët s’përmenden asgjëkundi)

AKTUALITET


Revista gjermane  “Spiegel” shkruan së fundmi për situatën e krimit në Hollandë, një vend të cilin e cilëson “Narko-Shtet”.

Shkrimi referon burime zyrtare dhe studime kriminologësh dhe që andej rezulton se Hollanda është ndër vendet kryesore të trafikut të drogës, sintetike, por edhe kokainës.

Është një vend që sipas këtij raportimi janë vrarë me porosi 180 njerëz në 5 vjet, një vrasje kushton 50 mijë euro dhe qarkullimi vjetor i drogës është 18 miliardë euro.

Në krye të listës së grupeve që kryejnë këtë trafik janë marokenët, një prej tyre madje është personi kryesor në kërkim në Hollandë.

Shkrimi shtjellon gjatë situatën, raportet mes grupeve, deri edhe vrasjen e gazetarit de Vries, mentalitetin holandez dhe politikat e buta ndaj drogës.

Interesant është fakti se aty s’përmendet asnjë shqiptar, ndërkohë që Holanda ka vite që ankohet për “ktiminelët dhe trafikantët shqiptarë”, të cilët i ka përdorur si justifikim për të mos pranuar hapjen e negociatave për Shqipërinë.

Fakt është, se ashtu siç raporton prestigjiozia Spiegel, Holanda është një narko-shtet që e toleron vetë këtë gjë. Dhe pastaj akuzojnë Shqipërinë./tema



Skip to toolbar