Urdhër-arreste nga prokuroria e Krujës, FNSH aksion në Tiranë

AKTUALITET


Policia e Krujës, ajo e Tiranës dhe e Durrësit kanë zhvilluar një operacion të përbashkët për kapjen e personave të përfshirë në ngjarje kriminale. Prokuroria e Krujës ka lëshuar 4 urdhër-ndalime, ku deri tani është shoqëruar vetëm një prej tyre, i cili po merret në pyetje nga policia për ngjarje të ndryshme kriminale.

Nga 4 urdhër-ndalime, 2 prej tyre janë persona që dyshohet se janë të përfshirë në grabitjen dhe dhunimin e biznesmenit Nazmi Çangu disa kohë më parë në Nikël të Fushë-Krujës.

Operacioni vijon ende të zhvillohet në Krujë, Tiranë dhe Durrës për kapjen e personave të kërkuar. Gjithashtu me urdhër të gjykatës, policia ka kontrolluar disa biznese dhe automjete të personave më precedentë penal.



Skip to toolbar