Vetingu i politikanëve, Basha: Do hetohet dhe lidhja me oligarkët përmes ligjit Anti-Mafia

Më të fundit


Krytari i Partisë Demokratike Lulzim Basha paralajmëroi sot se javën e ardhshme PD do të depozitojë në Kuvend draft-ligjin për të përfshirë në ligjin Anti Mafia edhe nene kundër oligarkisë.

“Një lajm tjetër që i shtohet vetingut të politikanëve javën e ardhshme ne do përparojmë me draft ligjin e përpiluar prej kohësh për të përfshirë në kuadrin ligjor Anti-Mafia, edhe nene kundër oligarkisë”, tha Basha për gazetarët nga selia blu.

Sakaq, Basha foli edhe për zgjedhjet në FRPD, duke i cilësuar sajesa për interesa personale akuzat se vendimi për kryetarin e ri të FRPD vjen pasi kreu i kësaj organizate Belind Këllici ka deklaruar se do të marrë pjesë në “Foltoren” e Berishës.



Skip to toolbar