Analisti Frrok Çupi e sheh protestën e opozitës si pjesë të një skenari të qëllimshëm për të nxitur konflikt dhe përplasje, jo vetëm me institucionet dhe ligjin, por edhe brenda vetë opozitës.
Në studion e News Hour në ABC News, ai tha se Partia Demokratike po përballet me mungesë mbështetjeje dhe po zhvillon një betejë për numra, ndërsa Sali Berisha po qëndron larg protestës pasi, siç shprehet Çupi, është bërë i papranueshëm edhe në vetë tubimin e tij. Analisti paralajmëron se përshkallëzimi i konfliktit mund të sjellë edhe pasoja të rënda mes grupeve brenda opozitës.
“Është një moment jo jashtëparashikimit është një skenar, skenari është të shkaktohet konflikti zinxhir, nga konflikti me shtetin dhe ligjin të shkojë brenda llojit. Meqë PD është e pa zonja të thërrasë militant, thërret na erdhi armiku.
E dyta është një betejë për të fituar numra. I kanë kthyer njerëzit në numra, i duhen numra për në zgjedhje për protestë etj. Pra, janë në luftë për të eleminuar njëri tjetrin. Sot nuk ka numra, ata po flutojnë të marrin simpatizantë të njëra tjetrës. Fakti që Berisha nuk vjen është pikërisht se nuk ka numra. Është non grata edhe në protestën e tij
PD është e qartë se pa luftë, dhunë, terror nuk ka PD. Asnjë thirrje tjetër nuk i jep stimul një demokrati, ajo që u quajt PD ka rënë në parti terroriste, të dhunës, quaje si të duash.
Këtu spjegohet edhe fakti se Berisha nuk shkon më në këtë protestë, është etiketuar si i vetmi politikan që thërret dhe përkrah dhunën. Dhuna është në Paris, Itali, në gjithë kontinentin, i vetmi politikan që mbështet dhunën quhet Sali berisha dhe PD me të vetët sic janë këto partitë që Berisha po i lufton në bulevard. Kjo është arsyeja që ai nuk guxon të shkojë atje. Europa ka dhënë paralajmërime të tjera, ndaj nuk guxon të shkojë atje”, tha Çupi, ndërsa theksoi se Berisha ka tanimë një grup shumë të vogël që e mbështet pa kushte.
“Ajo që e mbështet është familja e tij, fqinjt e Tropojës jo këtu, si edhe grupi i zjarrit. Problemin e ka me grupin e zjarrit që u pa duke hyrë e dalë nga PD, është kthyer në hotel për ta. Nëse edhe sot do nxirrte grupin e zjarrit, ai ka për mision në radhë të parë për të mbrojtur liderin e zjarit dhe më pas ka për detyrë të ekzekutojë kundërshtarët e tij Jo shumë larg nëse do vijojë konflikti prej tyre sipas skenarëve të praktikuar nga PD, jo shumë larg mund të kemi tentativë për viktima mes njëri tjetrit” tha Çupi.


