Zhduket në mënyrë misterioze 28-vjeçari nga Erseka, familjarët të alarmuar kërkojnë djalin e tyre. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Starje të Bashkisë Kolonjë ku sipas familjarëve të tij 28-vjeçari është parë për herë të fundit në datën 1 Nëntor.
Sherif Mukaj 28 vjeç mësohet se përpara se të zhdukej ka lënë makinën dhe sendet e tij personale(kartën e identitet dhe një telefon).
Sipas familjarëve të cilët jetojnë prej vitesh në Amerikë, djali i tyre nuk ka folur me asnjë para se të zhdukej ndërsa të shqetësuar kanë udhëtuar nga Amerika drejt Shqipërisë për të kërkuar djalin e tyre.
Rastin e kanë denoncuar në polici ndërsa deri më këto momente nuk kanë asnjë informacion për vendodhjen e djalit të tyre.
Ndërkohë policia ka në dorë sendet personale dhe telefonin e tij ndërsa ka nisur kërkimin që prej denoncimit të familjarëve sakaq këta të fundit nk kanë dijeni nëse djali i tyre ka qënë në konflikt me njeri.