Nga Edvin Kulluri
Te shumte ata qe jane duke “kerkuar falje” qe kane mbeshtetur Lulzim Bashen!Po sikur te kerkoje falje edhe Lulzim Basha, a do ktheheshin aty ku ishim ne shtator?!Kjo “falje” vlen per 11 Dhjetorin, por per te shkuar ne zgjedhjet lokale dhe ato te pergjithshme a vlen? Nese Basha do kish bere vetem nje gabim apo faj si do ta quajme, qe falja pranohet?!
Por nese ne 8 vite PD eshte goditur pa fund nga zgjedhjet e brendshme duke ja faturuar bazes deshtimet, falet reforma territoriale, “amnistohet” Rama ne 2017 duke i dhene fitoren, digjen mandatet e dorezohen bashkite e ndryshimet kushtetuese qe hoqen koalicionet e deri tek personalizimi i cdo vendimi te gabuar, nuk kemi te bejme me “nje gabim” apo “faj” por me deshtime te qellimshme!
Kush kerkon falje apo i pergjigjet drejtperdrejte sic ben Meta duhet te na thote nese bashkepunuan ne faj apo e mbeshteten Bashen nga padija?!Bashkepunimi ne gabim apo me keq akoma ne faj te ben bashkepergjegjes!Por me keq se kaq, dikush qe nuk hapi goje 4 vite nga 2017 e deri ne 26 prill te 2021 del e thote “e kerkova i pari doreheqjen e Bashes” duke bere per budallenj te gjithe ata qe 4 vite rresht kerkuan largimin e Bashes dhe reformimin e PD si e vetmja rruge drejt fitores!
Nese e ardhmja ndertohet mbi hipokrizine e te shkuares dhe te sotmes, eshte e denuar te jete nje e ardhme hipokritike!
Lulzim Basha pas 11 dhjetorit do largohet nga kreu i PD! Kjo eshte domosdoshmeri! Kush mendon te kunderten eshte me fajtor se Basha vete ne rrugen e shkaterrimit te opozites! Ceshtja qendron se cdo ndodhe pas largimit te Bashes.A do i rikthehemi cikleve qe na cojne ne Bashe te tjere apo do e leme pas kete “cikel hipokrizishe pa fund”?!Demokracia nuk eshte vetem procedure por besim tek vlerat e lirise qe nuk ngrihen mbi kompromise pas kompromisesh e perfundojne me “nje me fal”!!!Jo!”