Zjarr në mjediset e spitalit COVID 3 në QSUT

AKTUALITET


Një incident i rëndë është regjistruar sot në ambientet e spitalit COVID3, ku ka rënë një vatër zjarri. Në këtë spital trajtohen të sëmurët me koronavirus.

Ngjarja është regjistruar pak momente më parë. Mësohet se zjarri ka rënë në katin e parë të godinës, ku fatmirësisht nuk ka persona të shtruar.

Zjarri ka rënë në një nga zyrat e administratës së këtij spitali, ndërsa dyshohet se shkak është bërë një rezistencë.

NJOFTIMI I POLICISË
Me datë 27.11.2021, te spitali “Covid 3” ka rënë zjarr në një nga zyrat e administratës, ku ka vetëm dëme materiale.
Shërbimet zjarrfikëse kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.
Grupi Hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit.



Skip to toolbar