Autobusi me pelegrinë përfshihet në aksident, 19 të vdekur dhe 32 të plagosur në Meksikë

BOTA


Të paktën 19 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në një aksident në Meksikën qendrore të premten. Autobusi turistik që po shkonte për në një vend fetar në shtetin e Meksikës pati një problem me frenat dhe ra në një ndërtesë, tha në një deklaratë Ministria e Shëndetësisë e Shtetit të Meksikës.

Sipas informacioneve zyrtare nga aksidenti pas përplasjes 19 persona humbën jetën dhe 32 të tjerë u plagosën. Gjashtë persona, duke përfshirë edhe dy të mitur, u transportuan me avion në një spital në Toluca, ndërsa të tjerët u dërguan në disa spitale në zonë, thanë zyrtarët.


Ministria e Shëndetësisë, mes të plagosurve janë shumë gra dhe fëmijë. Sipas informacioneve zyrtare autobusi i përkiste shoqërisë Turismo Tejeda dhe ishte nisur për në Santuario del Señor de Chalma, një vend i krishterë adhurimi. Pelegrinazhet fetare janë të zakonshme në Meksikë përpara 12 dhjetorit, ditën e Zojës së Guadelupes.




Skip to toolbar