Zëvendës Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës,Demian Smith ka “zbarkuar” mesditën e sotme në selinë e PD.
Vizita e diplomatit amerikan në PD vjen në një kohë që situata brenda kësaj partie është mjaft e tensionuar që prej 9 shtatorit, kur Lulzim Basha përjashtoi nga grupi parlamentar ish kryeministrin, Sali Berisha. Kujtojmë së, më 11 Dhjetor pritet të mblidhet Kuvendi Kombëtar, thirrur me firmat e delegatëve.
Berisha e ka cilësuar si ditëlindje e dytë të PD datën 11, ndërsa nga ana tjetër Basha dhe mbështetësit e tij deklarojnë se ka vetëm një Kuvend legjitim, ai i datës 18.