GJKKO rrëzon kërkesën e SPAK për kreun e Bashkisë së Mallakastrës

AKTUALITET


Gjykata e Posaçme ka rrëzuar sot kërkesën e SPAK për kalimin e për gjykim të çështjes ndaj krebashkiakut të Mallakastrës, Qerim Ismailaj.

GJKKO riktheu dosjen për plotësim, pasi në të mungonin aktet e komunikimit të akuzës në shtetit fqinj të Greqisë.


Kreu i Bashkisë së Mallakastrës u denoncua nga Partia Demokratike, e cila e akuzoi se ai ishte i dënuar në Greqi dhe këtë dënim e kishte fshehur në formularin e dekriminalizimit. Për PD, Ismailaj ka kryer veprat penale të “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, ku parashikohet një dënim deri në 4 vjet burgim. Por Ismailaj i mohoi këto akuza, ndërsa SPAK e mori të pandehur.




Skip to toolbar