Fondacioni Shoqëria e Hapur ka reaguar për hartën e re të gjyqësorit.Nëpërmjet një statusi në ‘Twitter’ drejtori i ekzekutiv i Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Andi Dobrushi ka mbajtur një qëndrim kritik për hartën e re.
Sipas tij kjo hartë rrezikon zbatimin e Reformës në Drejtësi, ndërsa shton se: ‘Nuk mund të ketë drejtësi për qytetarin larg qytetarit’.
“Nuk mund të ketë drejtësi PËR qytetarin LARG qytetarit! Harta e re e gjyqësorit rrezikon zbatimin e reformës në drejtësi”, shkruan ai.