Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, tha se vendimi i heqjes së orës policore që lejon qarkullimin e njerëzve dhe mjeteve përtej orës 23:00 për natën e ndërrimit të viteve, është marrë nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, bazuar te situata epidemiologjike në vend, rastet e shtrimeve në spitale dhe situatës në tërësi të pandemisë në Shqipëri dhe rajon.
Megjithatë, ajo kërkoi nga njerëzit përgjegjësi individuale për t’u mbrojtur nga koronavirusi. “Sigurisht është shqetësues varianti Omicron, por më 31 dhjetor kërkohet kujdes i shtuar. Do të lejohen qarkullimet përtej orës policore, por komiteti ka rekomanduar që këto festa të jenë me familjen e vogël, sa më pak persona dhe gjithashtu të jenë të vaksinuar dhe të testuar, për t’u mbrojtur. Zbatimi i masave është sfidë për të gjithë, është përgjegjësi e institucioneve, por po aq edhe individuale”, tha Manastirliu.