Bëri bujë lajmi pak javë më parë se Berisha do organizonte Kuvendin “e tij” në “Air Albania”, ish-“Qemal Stafën” historike, të transformuar tashmë tërësisht në një stadium modern.
Qartazi ishte një tregues “muskujsh” ndaj Bashës, për t’i treguar armën më të fortë të tij, tërheqjen e masave njerëzore, gjë të cilën e arrin lehtësisht brenda bazës demokrate, falë karakterit energjik dhe një ligjërimi populist.
Por nuk qe hera e parë që Berisha “zbriste në fushë” në stadiumin më të madh të vendit, njëherësh historik, që dikur mbante dhe emrin e figurës simbol të luftës, Qemal Stafa.
Në pranverë të ’96, në fushatën e atij viti për zgjedhjet e 26 majit, ai do organizonte një tubim politiko-koncertor në këtë stadium. Ishte fushata me slloganin “Vizion 2000”, e kombinuar me shfaqje koncertore, ku merrnin pjesë dhe emrat më të shquar të kohës së këngës shqiptare. Kësisoj, ishte një mbushje e pazakontë e “Qemal Stafës”, kurrë e ndodhur për ndonjë event koncertor shqiptar. Ishte një stërmbushje që të kujtonte vetëm atë për Albano dhe Rominën. Pas tyre dhe pak para “La Bouche”, po e mbushte Berisha.
I çuditshëm është fakti se pak ditë pas këtij koncerti në 1996, policia dhe SHIK i Berishës përdhosën zgjedhjet dhe rrahën barbarisht opozitën socialiste dhe gazetarët në shesh.
Po pas kuvendit në “Air Albania”, Berisha ka paralajmëruar marrjen e selisë së PD me dhunë.
Më poshtë është një video që e tregon këtë. Aty këndon Shirli Polena, një këngëtare korçare që do shkëlqente në fillim e deri nga mesi i viteve ’90, por që më pas nuk u shfaq më në evente të këngës.