Sekretari i PD për Berishën: Mareshalli me një këmbë në varr, do vdesë te gardhi i PD

Më të fundit


Sekretari për pushtetin vendor në PD, Roland Bejko ka ironizuar me ultimatumin që Sali Berisha i ka dhënë Lulzim Bashës për lirimin e selisë së PD.

Me një postim në Facebook, teksa e quan Berishën ‘Mareshall’, Bejko tregon ‘historinë’ e tij, zhvendosur në një kontekst tjetër, në komunizëm.

Bejko përshkruan përpjekjet e ‘Mareshallit’ për të rimarrë partinë që e konsideron pronë të tij, ‘jo vetëm se e do populli, por edhe për inat të këtyre të poshtërve, imperialistëve amerikanë’.

Sipas Bejkos, ‘Maareshalli’, i cili nuk e kursente herë pas here ndonjë gotë raki, nuk arri të kuptojë se ku mbaron mirazhi dhe ku fillon e vërteta.

Postimi i plotë:

Dorrëzohu! Je i rrethuar!

Nuk ke nga shkon qen bir qeni….” -“Prit Meço, prit, Marëshalli ynë zemërgjerë na tha që t’i themi se e ka edhe një mundësi shpëtimi.

Thuaj se nëse dorëzohet pa luftë, i falet jeta atij dhe atyre pak mbështetësve që i kanë mbetur në sarajet e Toptanëve. Është djalë i ri për ta mbyllur kaq shpejtë jetën e tij.

Naa, se harova për pak. Thuaj edhe se nëse dorëzohet sot, nesër do ketë gjithë mundësitë që të aspirojë prapë të jetë kryetar partie dhe kryeministër.

Marëshalli nuk i’a dha partinë që ta mbajë për vete, por që ta kthejë mbrapsht tek i zoti sa herë që t’ i dojë qejfi atij. Është shumë i ri dreqi, të ardhmen e ka përpara shejtani, ça pati kështu?! Ai e di që partia është pronë e Marrëshallit.

Marëshalli ynë, që iu bëftë dita njëmijë, është me një këmbë në var, dhe prapë ja ku është, po lufton të bëhet sërish kryeministër jo vetëm se e do populli, por edhe për inat të këtyre të poshtërve, imperialistëve amerikanë”.- i tha komisari Ald dhe u largua drejt qendrës komerciale Toptani ku e priste establishmenti dhe grupi i bluzë-zinjve të ardhur enkas nga Londra në ndihmë të Marrëshallit të madhërishëm.

Meço, pasi mori porositë e rastit nga komisari Ald, nxorri sërish kokën te cepi i kalasë dhe ia filloi avazit nga e para pasi rëkëlleu edhe një dopio raki skrapari që ia pati dhënë para dy ditësh vet Mondi, nga ajo që i mbeti pa pirë natën e vitit të ri:

-“Dorëzohu qen, dorëzohu se përndryshe në datën 8 do tërhiqesh paqësisht zvarrë, dëgjove apo jo… qen bir qeni, se na çave k…. Liroje urgjentisht zyrën se është e Marëshallit. Dëgjove apo jo?! Diiigjiii leeegeeen…!” Po nuk arriti ta mbaronte fjalinë, kishte pirë aq shumë saqë iu morrën këmbët e u rrëzua shakull në the, në pllakat e ftohta të gurit të Sarajeve.

Nga goja filloi t’i dilte shkumë, kurse muret e godinave aty pranë filluan ti dukeshin nga dy, nga tre, nga katër…në gjendje mirazhi, u kujtua se dikush nga grupi i pati thënë se kishte një lajm të keq për ti dhënë të tillë që mund ta penalizonte vazhdimin e mëtejshëm të revolucionit paqësor; Marëshalli ka dalë pozitiv me covid ditët e fundit të dhjetorit… lëvizi edhe një herë kokën.

Të ishte e vërtetë vallë?! Rakia që i kish dhënë Mondi, nuk po e linte të qetë të kuptonte se ku mbaronte mirazhi, dhe ku fillonte e vërteta… Punë dreqi, kjo rakia, – tha me vete, dhe mbylli sytë në një gjumë të thellë, ashtu i shtrirë mbi pllakat e ftohta të Sarajeve, aty pranë gardhit të PD-së…



Skip to toolbar