Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda është riinfektuar me COVID-19.
Një nga ndihmësit e tij, ka reaguar nëpërmjet një postimi në ‘Twitter’, ndërsa ka treguar edhe gjendjen shëndetësore të presidentit.
Ai është shprehur se aktualisht Andrzej Duda ndihet mirë dhe nuk është në gjendje të rënduar, ndërsa ndodhet në kontroll të vazhdueshëm të mjekëve.
Po ashtu Pawel Szrot shtoi se presidenti është në izolim.
Kujtojmë se Andrzej Duda fillimisht u infektua me COVID në tetor të 2020.