Pas firmës që hodhi mbi dekretin e ri për shfuqizimin e datës së zgjedhjeve, dokumenti i firmosur nga kreu i shtetit i është dorëzuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për zbatim. Ndonëse, fillimisht u lajmërua se mbledhj e KQZ do të mbahej në orën 12:00, ajo u shty me dy orë, për shkak se anëtarët e KQZ kërkuan të njihen më mirë me argumentet e dhëna nga Ilir Meta për shtyrjen e datës së zgjedhjeve.
Mbledhja ka nisur në orën 14:00, ku kryetari i KQZ Klemenet Zguri ka mbajtur fjalën e hapjes së mbledhjes, duke kërkuar nga kolegët e tij që të zbatojnë dekretin e presidentit, pa diskutim. Miërpo, kjo nuk ka ndodhur, ndaj Zguri u largua nga mbledhja, ndërsa drejtimin e saj e mori zëvendëskryetari Denar Biba.
“Kjo është situatë e pazakontë. Për mua dekreti i Presidentit është detyrues dhe duhet të respektojmë vullnetin e tij. Dekreti i presidentit nuk ka ndodhur që të vihet në diskutim. Nuk dua të futem nëse presidenti është apo jo në të drejtën e tij. Refuzoj ti futem brendisë, sepse nuk është detyra jonë”.
“Duhet t`i bindemi dekretit të presidentit. Unë nuk e gjej më vend të drejtoj këtë mbledhje të KQZ kur ka debate kaq të forta. Kështu që për të qenë i qetë vete, unë jam i detyruar të çohem, ose kolegët e mi mund ta zhvillojmë mbledhjen”, u shpreh ndër të tjera Klement Zguri, para se të largohej nga mbledhja e KQZ.